17.5 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Burri rreh gruan në Rahovec, ajo merr fëmijët e shkon tek familjarët e vet

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime, raporton PrizrenPress

Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në Rahovec rreth orës 19:00, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, viktima pas tretmanit mjekësor, së bashku me tre fëmijët e saj ka shkuar tek familjarët e vet, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Rahovec 20.11.2021-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime. Viktima pas tretmanit mjekësor, së bashku me tre fëmijët e saj (me vullnetin e saj) ka shkuar tek familjarët e vet, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Junior 06 dhe Vëllaznimi përballen në aktin e parë të finales U16

Palestra “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë sot arenë e ndeshjes së parë finale të Play Off-it në kategorinë U16 për vajzat, në...

Totaj: Kariga ku ulej nana mbeti e zbrazët!

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij dhe...

Lajmet e Fundit