Për 24 orë, policia ka shqiptuar 233 gjoba

Numri i gjobave për qytetarët që po respektojnë masat antiCOVID-19 vazhdon të jetë i lartë.

Vetëm brenda 24 orëshit të fundit, policia ka shqiptuar 233 gjoba për qytetarët që nuk i kanë përfillë masat kundër koronavirusit.

Ndërkohë në Kosovë vazhdojnë të jenë në fuqi masat antiCOVID-19 që u vendosen nga Qeveria e Kosovës në javën e dytë të muajit gusht.

Sipas këtyre masave, shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri në orën 23:00.Gjithashtu në vendim thuhet se muzika lejohet vetëm deri në orën 21:30.

Ndërkohë që në raportin e fundit Ministria e Shëndetësisë, bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit