14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

U dënua gabimisht si 18 vjeçar, u shfajësua dhe u lirua si 62 vjeçar

Një burrë nga Misuri i dënuar gabimisht për një vrasje të trefishtë në vitin 1978 dhe i burgosur më shumë se 42 vite është shfajësuar dhe liruar, raporton BBC.

Kevin Strickland, 62 vjeç, është shpallur i pafajshëm që nga arrestimi i tij në moshën 18 vjeç. Ai ishte dënuar në qershor të vitit 1979.Strickland jashtë gjykatës tha: “Nuk e kam menduar se kjo ditë do vinte”.

Ky është burgimi më i gjatë i gabuar në historinë e këtij shteti, por sipas ligjeve të Misurit ai nuk ka gjasa që të marrë ndonjë kompensim financiar.Sipas të dhënave nga regjistri kombëtar i shfajësimeve, i cili ka regjistruar shfajësimet nga viti 1989, ky është gjithashtu dënimi i shtatë më i gjatë i gabuar në ShBA.Të martën një gjykatës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Strickland nga paraburgimi shtetëror, pas 15 mijë e 487 ditëve prapa grilave.

Avokatët e ‘Midwest Innocence Project’ të cilët kanë punuar për muaj të tërë për të ndihmuar në lirimin e Strickland, për BBC thanë se ishin “ të entuziazmuar” për lajmin.

“Ne kishin besim se çdo gjykatës që do të shihte provat do të zbulonte se zoti Strickland është i pafajshëm dhe pikërisht kjo ndodhi”, tha drejtoresha ligjore e Projektit, Tricia Rojo Bunshell.

“Asgjë nuk do i jap atij 43 vitet që ka humbur ai do kthehet në shtëpi në një shtet që nuk do i jap asnjë cent për kohën që i vodhi. Kjo nuk është drejtësi”, tha ajo.Shteti i Misurit kompenson vetëm të burgosurit e shfajësuar përmes provave të ADN-së, jo për shkak të dëshmive të dëshmitarëve okularë.

Strickland u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht për 50 vjet pasi u fajësua për plaçkitjen vdekjeprurëse të një shtëpie në Kansas City më 25 prill 1978.Atë natë, katër sulmues qëlluan tre persona brenda shtëpisë: Sherrie Black, 22 vjeç, Larry Ingram, 22 vjeç dhe John Walker, 20 vjeç.Viktimë e katërt – Cynthia Douglas, 20 vjeç – shpëtoi me plagë pasi kishte pretenduar si e vdekur. Me një parandjenjë nga i dashuri i motrës së saj, policia arrestoi adoleshentin Strickland.

Strickland i tha policisë se kishte qenë në shtëpi duke parë televizor. Asnjë provë fizike nuk e lidh atë me krimet.Gjyqi i tij i parë në 1979 përfundoi me një juri të lënë pezull, pasi një juri me ngjyrë në një panel prej 12 anëtarësh kërkoi lirimin e tij.Në gjyqin e tij të dytë, një juri e bardhë e shpalli fajtor Strickland për një akuzë për një vrasje të shkallës së parë dhe dy akuza për vrasje të shkallës së dytë.

Vite më vonë, zonja Douglas do tërhoqi dëshminë e saj të vetme të dëshmitarit okular, duke i shkruar ‘Midwest Innocence Project’ ku tha se “gjërat nuk ishin të qarta atëherë, por tani di më shumë dhe doja që të ndihmoj këtë person nëse mundem” .

Zonja Douglas vdiq para se të mund të hiqte dorë zyrtarisht nga dëshmia e saj kundër Strickland, por nëna, motra dhe vajza e saj kanë dëshmuar të gjitha në gjykatë se ajo zgjodhi “djalin e gabuar”.Prokurorët në Jackson County filluan shqyrtimin e dënimit të Strickland nëntorin e kaluar dhe sipas një ligji të ri të Misurit – paraqitën një mocion duke kërkuar shfajësimin dhe lirimin e tij të menjëhershëm.

“Në këto rrethana unike, besimi i Gjykatës në dënimin e Strickland është dëmtuar aq shumë sa nuk mund të qëndrojë, dhe vendimi i dënimit duhet të anulohet,” shkroi gjyqtari James Welsh në vendimin e së martës./Kallxo.com

Më Shumë

Lajmet e Fundit