20.8 C
Prizren
E martë, 30 Prill, 2024

Leutrim Latifit, mbi 18 raste të grabitjes i fundit në Prizren

Përveç tij në pranga janë edhe tre persona tjerë

Gjatë kësaj grabitje, të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë, kishin mbetur dy persona, babë e bir, pronarë të argjendarisë ku u tentua të vidhej me armë në duar.

“Tre të dyshuarit janë nga rajoni i Prishtinës, të cilët në bazën e të dhënave kanë të kaluar kriminale madje edhe në fushën e grabitjes, përdorimit të armëve. Kanë qenë në burg, janë me precendent kriminale dhe tani po i zbardhim edhe motivet e tyre për këtë rast”, tha drejtori i policisë së Prizrenit në konferencë.

Leutrim Latifi

Leutrim Latifi, është emër i njohur për publikun, duke qenë i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për mbi 18 raste të grabitjeve me armë.

Latifi ishte arrestuar në Mal të Zi, teksa pas ekstradinimit në Kosovë, ai ishte liruar nga paraburgimi përkundër dosjes së trash të veprave penale.

Së bashku me Kastriot Shalën e Ridvan Ademin, treshja konsideroheshin persona me rrezikshmëri të lartë teksa para arrestimit talleshin me Policinë e Kosovës përmes videove të publikuara në Instragram.

Cak i grabitjeve të armatosura të Latifit bashkë me një grup bashkëpunëtorësh tjerë, Prokuroria e Shtetit pretendonte se kanë qenë : “Teb Banka”, “Kep Banka”, “NLB Banka”, “Slovenia Petrol”, “Hib Petrol”, “Star Club”, “Star Kazino”, “Cazino Star”, “Albi Mall”, kazino “ACT”, bastore “ACT”, kazino “Eurogame”, kazino “Las Vegas”, “IP Petrol”, kazino “Kojota”, lokali “Apex Club”, “Lloto Sport”, si dhe motel “Flamingo”.

Ndërkohë, emri i Leutrim Latifi u përmend edhe në 2018-ën. Ai së bashku me Arbnor Rukovci, Kastriot Shala dhe Egzon Sheqiri akuzohen se në tetor 2018 në Prishtinë në një bankë kanë kryer tri vepra penale, atë të grabitjes, armëmbajtjes pa leje dhe zjarrvënies ashtu që nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kane hyrë në bankë dhe kanë marr mbi 100 mijë euro dhe më pastaj janë larguar me veturën të cilën me pas e kanë djegur me qëllim të asgjësimit të gjurmëve dhe provave.

Në vitin 2018 InDoks kishte transmetuar dokumentarin “Biznesi i grabitjeve”. Pak kohë pas këtij dokumentari do të arrestoheshin disa grupe të cilat kryenin këtë krim. Edhe statistikat e vitit 2019 dhe 2020 japin sugjerime që ky fenomen kishte filluar të shënonte rënie. Por, në proces gjyqësor ndaj grupit në Prishtinë, Gjykatat do të vendoste që ti linte të lirë disa prej të akuzuarve ani pse ca prej tyre ngarkoheshin deri në 15 grabitje për person.

InDoks ri-sjellë të gjitha të bëmat e Leutrim Latifit, mbi 18 raste të grabitjes i fundit në Prizren

21:14 – Sot

Leutrim Latifi, 29 vjeçar i dyshuar së fundmi për plaçkitjen në argjendarinë në Prizren, ka një të kaluar të bujshme kriminale me mbi 18 raste të grabitjes më armë. Latifi, tanimë ndodhet në pranga.

Përveç tij në pranga janë edhe tre persona tjerë

Gjatë kësaj grabitje, të plagosur, si pasojë e të shtënave me armë, kishin mbetur dy persona, babë e bir, pronarë të argjendarisë ku u tentua të vidhej me armë në duar.

“Tre të dyshuarit janë nga rajoni i Prishtinës, të cilët në bazën e të dhënave kanë të kaluar kriminale madje edhe në fushën e grabitjes, përdorimit të armëve. Kanë qenë në burg, janë me precendent kriminale dhe tani po i zbardhim edhe motivet e tyre për këtë rast”, tha drejtori i policisë së Prizrenit në konferencë.

Leutrim Latifi

Leutrim Latifi, është emër i njohur për publikun, duke qenë i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për mbi 18 raste të grabitjeve me armë.

Latifi ishte arrestuar në Mal të Zi, teksa pas ekstradinimit në Kosovë, ai ishte liruar nga paraburgimi përkundër dosjes së trash të veprave penale.

Së bashku me Kastriot Shalën e Ridvan Ademin, treshja konsideroheshin persona me rrezikshmëri të lartë teksa para arrestimit talleshin me Policinë e Kosovës përmes videove të publikuara në Instragram.

Cak i grabitjeve të armatosura të Latifit bashkë me një grup bashkëpunëtorësh tjerë, Prokuroria e Shtetit pretendonte se kanë qenë : “Teb Banka”, “Kep Banka”, “NLB Banka”, “Slovenia Petrol”, “Hib Petrol”, “Star Club”, “Star Kazino”, “Cazino Star”, “Albi Mall”, kazino “ACT”, bastore “ACT”, kazino “Eurogame”, kazino “Las Vegas”, “IP Petrol”, kazino “Kojota”, lokali “Apex Club”, “Lloto Sport”, si dhe motel “Flamingo”.

Ndërkohë, emri i Leutrim Latifi u përmend edhe në 2018-ën. Ai së bashku me Arbnor Rukovci, Kastriot Shala dhe Egzon Sheqiri akuzohen se në tetor 2018 në Prishtinë në një bankë kanë kryer tri vepra penale, atë të grabitjes, armëmbajtjes pa leje dhe zjarrvënies ashtu që nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar kane hyrë në bankë dhe kanë marr mbi 100 mijë euro dhe më pastaj janë larguar me veturën të cilën me pas e kanë djegur me qëllim të asgjësimit të gjurmëve dhe provave.

Në vitin 2018 InDoks kishte transmetuar dokumentarin “Biznesi i grabitjeve”. Pak kohë pas këtij dokumentari do të arrestoheshin disa grupe të cilat kryenin këtë krim. Edhe statistikat e vitit 2019 dhe 2020 japin sugjerime që ky fenomen kishte filluar të shënonte rënie. Por, në proces gjyqësor ndaj grupit në Prishtinë, Gjykatat do të vendoste që ti linte të lirë disa prej të akuzuarve ani pse ca prej tyre ngarkoheshin deri në 15 grabitje për person.

Leutrim Latifi që u arrestua si i dyshuar për tentim-grabitjen e fundit në Prizren, ishte në proces gjyqësor në Prishtinë.

Një aktakuzë dhjetëra faqesh e Prokurorisë atë dhe një grup prej 5 personash të tjerë i ngarkon me dhjetëra raste grabitjesh të armatosura. Pavarësish akuzave e rasteve që iu ngarkoheshin, ata u lanë që në liri dhe në atë gjendje të vinin në gjykatë. Javën kur ndodhi rasti në Prizren ishte paraparë një seancë në Prishtinë, që nuk u mbajt, për arsye tashmë të ditura. Neglizhencës.

Ndërkohë, me 22 nëntor, Gjykata Themelore e Prizrenit iu ka caktuar masën e paraburgimit të katër të dyshuarve, në mesin e tyre Leutrim Latifit për tentim grabitjen e argjendarisë në Prizren, ku mbetën të plagosur pronari dhe djali i tij.

Më Shumë

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

Suhareka dhe Ferizaj drejt Superligës së Kosovës pas fitoreve

Liga e Parë në të dyja grupet, A dhe B, po vazhdon, ku nuk po mungojnë problemet, ndërsa skuadrat që synojnë elitën kanë vazhduar...

Lajmet e Fundit