Anglia mori fitore të jashtëzakonshme përballë Letonisë, me rezultatin e thellë 20:0. Ndeshje e madhe e anglezeve, që solli një rekord golash.
Sfida u luajt për kualifikueset e Kupës së Botës, Australi – Zelanda e Re 2023.
Sulmuesja Ellen White u cilësua si lojtarja më e mirë, duke lënë pas sulmuesen Kelly Smith-in. Pavarësisht se të dyja shënuan tripletë.
Që në minutat e para luaneshat synuan të godisnin në portën kundërshtare me përpjekje të vazhdueshme.
Sulmuesja Beth Mead-i ishte ajo që hapi ndeshjen me golin e shënuar që në minutën e tretë.
Goli i dytë erdhi nga sulmuesja White, në minutën e gjashtë. Ajo arriti të rregjistrojë golin e saj të 47-të, duke thyer rekordin dhe duke lënë pas me 46 gola sulmuesen Smith.
White trefishoi rezultatin disa momente më vonë me golin e shënuar në minutën e nëntë.
Më pas pati një epërsi të anglezeve me pesë gola të tjerë të shënuar gjatë pjesës së parë. Mead-i dhe Ella Toone realizuan dopietë. Ndërsa golin që vulosi shifrat 8:0 në pjesën e parë e shënoi Lauren Hemp-i.
Serinë e golave në pjesën e dytë e hapi White. Ajo u bë lojtarja e dytë që shënoi hat-trick në këtë ndeshje pas Mead-i. Kjo e fundit e shënoi që në pjesë të parë.
Katër golat e radhës u shënuan nga Georgia Stanway, Jess Carter-i, Beth England-i dhe Jill Scott-i.
Në minutat e mbetura erdhi një hat-trick nga Alessia Russo, si dhe nga një gol realizuan Jordan Nobbs-i dhe England-i. Dy gola u shënuan nga Hemp-i, e cila realizoi hat-trick personal dhe vulosi shifrat përfundimtare të takimit 20:0.
Me fitoren e arritur Anglia ruan kryesimin e Grupit D, me 18 pikë pas gjashtë ndeshjeve të luajtura. Në vend të dytë dhe të tretë janë Austria dhe Irlanda e Veriut me nga 13 pikë. Në vend të katërt dhe të pestë ndodhen Luksemburgu dhe Maqedonia e Veriut, me nga 3 pikë. Në vend të fundit pa asnjë pikë qëndron Letonia.
Ndeshja e radhës kualifikuese për Anglinë do të jetë me 8 prill 2022. Ato do të luajnë në transfertë përballë Maqedonisë së Veriut.
/Albanianpost.com