Trumpi rezultoi pozitiv me COVID-19 tre ditë para debatit me Bidenin?

Donald Trump po përballet me akuza se ai në fakt kishte rezultuar pozitiv për COVID-19 para njërit prej debateve për zgjedhjet presidenciale me presidentin aktual të Amerikës, Joe Biden.

Trumpi dyshohet se e mori rezultatin pozitiv dhe se megjithatë mori pjesë në debat, shkruan Justjared, transmeton Klan Kosova.

Shefi i stafit të ish-presidentit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, e bëri këtë pretendim në librin e tij të ri.

Me sa duket, Trumpi u testua pozitiv më 26 shtator 2020. Më pas e bëri testin sërish dhe doli negativ dhe e përdori atë test negativ “për të vazhduar sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, pohon një fragment nga “The Chief’s Chief”. Kështu ai mori pjesë në debatin presidencial të asaj jave, më 29 shtator 2020, pasi e mori rezultatin pozitiv dhe më pas atë negativ.

Pastaj, më 2 tetor 2020, Trumpi e konfirmoi se ishte infektuar me COVID-19.

Me anë të një deklarate të re, ish-presidenti amerikan thuhet se po e mohon këtë akuzë, të cilën e quajti të madhe, duke cituar: “Lajmi që kam pasur COVID para ose gjatë debatit të parë është Fake News (lajm i rremë). Në fakt, testi zbuloi se nuk kisha COVID para debatit”, citohet të ketë thënë ai.

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit