“Që 20 ditë i kam vendos tri stenda në zemër”, Labi rrëfen intervenimin e fundit shëndetësor

Moderatori kosovar e ka zbuluar sot këtë sekret për publikun.

Labinot Gashi, në emisionin “Shqipëria Live”, ishte i ftuar të flasë për Adriana Matoshin e cila këto ditë tregoi se i është kthyer tumori sërish pas nëntë vitesh dhe kështu iu nënshtrua një operacioni i cili rezultoi të jetë i suksesshmë.

Ndërkohë, ai është mik i aktores dhe kështu ndau me audiencën disa të pathëna nga Adriana para se të hynte në operacion. Më vonë, Labi u pyet nga moderatori se si e komenton reagimin e publikut për Adriana Matoshin teksa zbuloi se ai vetë ka vendosur tri stenda në zemër.

“Po e thom këtu, nuk kom dasht me e bo publike edhe aq shumë po dasht e pa dashtu po m’duhet me e bo publike. Ka 20 ditë që e kom pas një intervenim tek vetëvetja dhe unë nuk e kom bo publike nuk kom qit në rrjete sociale kom dasht me e mbajt afër vetës. I kam vendosur tri stenda në zemër dhe po e marr vetën”, tha Labi.

 

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit