Japonia ia dhuron një buldozer Komunës së Dragashit

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, e ka vizituar të enjten Prizrenin dhe Dragashin, ku në këtë të fundit e ka bërë dorëzimin e një buldozeri.

“Ky është kontigjenti i dytë i Programit të zhvillimit ekonomik dhe social i nënshkruar në shkurt 2019 për shumën prej 250 milionë jen japonez që është ekuivalent me 2.04 milion euro. Ky program është ofruar për shënimin e 10-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Japoni-Kosovë”, ka njoftuar Ambasada e Japonisë në Kosovë.

Ambasada japoneze ka theksuar se qëllimi i programit është të forcojë kapacitetet e grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave në katër komuna: Suharekë, Rahovec, Malishevë dhe Dragash me qëllim të përmirësimit të mjedisit jetësor të qytetarëve në rajonin e Prizrenit.

Buldozeri i cili është dorëzuar do të përdoret në deponinë e Komunës së Dragashit për menaxhim të qëndrueshëm.

 

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

Dhjetë lidhje të paautorizuara zbulohen në rrjetin e ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e saj kanë evidentuar gjithsej 10 lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit,...

Lajmet e Fundit