Aktakuzë shtetasit të Shqipërisë, tentoi të korruptonte zyrtarin policor në Vërmicë

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetas i të Shqipërisë, A.B., nën akuzën për dhënie të ryshfetit.

I pandehuri thuhet se më 9 dhjetor të 2021-s, në pikën kufitare të Vërmicës, nuk ishte pasur certifikatë të vaksinimit, me ç’rast ka tentuar ta korruptojë zyrtarin policor.

“Gjatë kalimit të pikës kufitare të Vërmicës derisa ishte duke udhëtuar me automjetin ‘Audi A4’ me targa regjistrimi të Republikës së Shqipërisë, së bashku me dy pasagjerë të tjerë, i pandehuri në momentin kur afrohet për kontroll, duke ditur që nuk ka certifikatë të vaksinimit, në lejen e qarkullimit të automjetit i vendos tri kartëmonedha prej dhjetë (10) euro – gjithsej tridhjetë (30) euro, të cilat ia jep zyrtarit policor A.Sh., e në momentin kur zyrtari policor i vëren paratë dhe e pyet se për çfarë janë këto para, i pandehuri përgjigjet se paratë i ka lënë për të, për respekt ndaj tij, dhe se nuk kanë certifikatë vaksinimi e as test PCR për COVID-19 nëse ka mundësi që t’u lejohet hyrja në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Java nis me shi dhe bubullima në Kosovë, temperaturat deri në 33 gradë nga fundi i javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në stinën astronomike të verës, Kosova do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme,...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

Lajmet e Fundit