‘El Clasico’ për Haalandin

Erling Haaland është një nga lojtarët që po përflitet shumë në këtë merkato. Zëra të shumtë e lidhin sulmuesin e Dortmundit me skuadrën e Real Madrid dhe, siç duket, e ardhmja e 24-vjeçarit qenka e lidhur ngushtë me kampionatin spanjoll.

Një nga golashënuesit më të mirë të futbollit evropian ka vënë në garë dy skuadra gjigante të La Ligës. Një “El Clasico” në mes të Real Madridit dhe Barcelonës do të shikojmë në këtë merkato dhe “lufta” mes dy ekipeve për transferimin e sulmuesit norvegjez do të jetë e ashpër.

Sipas “Marca”, Barcelona ka nisur bisedimet me agjentin e lojtarit, Mino Raiola, për të transferuar Haaland në “Camp Nou”.

Në këtë duel më i avantazhuar duket “Los Blankos” për shkak edhe të situatës ekonomike që ka për momentin, por gjithsesi Joan Laporta ka premtuar një goditje “big” për sulmin e skuadrës së Xavi Hernandezit dhe Haaland mund të jetë lojtari “Big” i premtuar.

Më Shumë

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

Lajmet e Fundit