Bandat e armatosura djegin gjallë dy gazetarë investigativë

Dy gazetarë investigativë janë vrarë dhe më pas u dogjën nga bandat e armatosura në Haiti në periferi të kryeqytetit të vendit, Port Au Prince.

Media e njohur ndërkombëtare BBC raporton se të vdekur kanë mbetur gazetarët Amady John Uesley, i cili punonte për stacionin radiofonik me bazë në Montreal, Ecoute FM, dhe reporteri lokal Uilguens Louissaint.

Disa persona hapën zjarr ndaj një grupi gazetarësh që kishin mbërritur për të intervistuar liderin e një bande rivale. Si pasojë mbetën të vrarë Ecoute FM dhe Louissaint.

Lufta e territoreve në Port-au-Prince ka nisur mes zonave më të varfra dhe është përhapur dhe në zonat e pasura të kryeqytetit dhe rrethinat përreth.

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit