17.3 C
Prizren
E martë, 22 Prill, 2025

Policia sekuestron tri pistoleta në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar tri armë zjarri në Suharekë.

Policia bën të ditur se me datën 10 janar 2022, Stacioni policor Suharekë, ka pranuar një video incizim ku shihen tre persona duke shtënë në ajër me armë zjarri pistoletë.

Sektori i hetimeve Suharekë ka zhvilluar hetime dhe ka arritur t’i identifikoj të dyshuarit:

Gj.M viti i lindjes 1998
G M viti i lindjes 1996
A.M viti i lindjes 1995

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “hetuesit e stacionit policor në Suharekë, duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm i identifikojnë të dyshimtit dhe nga i dyshuari nr.2 i cili kishte komunikuar përmes telefonit me të dyshuarin nr.3 i cili ka njoftuar se tri armët e zjarrit (Pistoletat me gaz) gjenden në objektin e zdrukthëtarisë pronë e të dyshuarit nr. 2”.

Ndërkaq, tutje në njoftim bëhet e ditur se hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Gjinoc, të Suharekës dhe në një aneks te objektit ka gjetur dhe konfiskuar tre armë ( Pistoletë me gaz) në cilësinë e provave materiale:

Pistoletë tip Zoraki 917 pa nr serik kal.9mm dhe një karikator.

Pistoletë tip Ekol special 99 Rev II me nr serik EUR 12-20120015 kal.9mm dhe një karikator.

Pistoletë tip Zoraki 917 pa nr serik kal.9mm dhe një karikator.

Më tej, në komunikatë thuhet se lidhur me rastin është kontaktuar prokurori për krime të rënda i cili ka sugjeruar që rasti të shkon në procedurë te rregullt, dhe se rasti është duke u hetuar.

Më Shumë

Shënohet Dita e Tokës në Prizren: Pastrohet hapësira publike dhe u mbollën 40 pemë

Për nder të Ditës së Tokës, sot në lagjen “Bajram Curri”, pranë SHFMU “Fatmir Berisha”, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren organizoi një aktivitet...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se i përvetësoi mbi 150 mijë euro

Një burrë është arrestuar dje nga policia.   Ai dyshohet se i kishte përvetësuar mbi 150 mijë euro në mënyrë kundërligjshme. Rasti kishte ndodhur nga 1 janari...

Lajmet e Fundit