2.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Mot i ftohtë dhe me reshje bore pasdite, këto janë temperaturat sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të ketë reshje të dobëta bore, raporton Express

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se e tërë java do të karakterizohet me mot të ftohtë dhe reshje bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius.

“Të martën vende-vende ka mundësi të ketë reshje të dobëta. Reshje të intensitetit mesatar deri të lartë priten nga dita e enjte. Pas reshjeve do të ketë rënie të ndjeshme në vlerat e temperaturave minimale, por edhe maksimalet do të jenë tipike dimërore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7 m/s”, ka njoftuar IHK./GazetaExpress/

Më Shumë

Bashkimi synon fitoren e radhës në Pejë

Bashkimi synon fitoren e radhës në transfertë ndaj Pejës, në ndeshjen që mbyll javën e 27-të të ProCredit Superligës. Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora...

Bashkimi përqendrohet te Play-Off-i pas përfundimit të sezonit të rregullt

Bashkimi ka përmbyllur sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll me bilanc prej 20 fitoresh dhe 8 humbjesh, duke konfirmuar formën e...

Lajmet e Fundit