12.6 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Fyeu presidentin Erdogan me një proverb, arrestohet gazetarja

 

Një gjykatë në Turqi urdhëroi që gazetarja e njohur Sedef Kabas të qëndrojë në burg në pritje të gjyqit për fyerje të presidentit të vendit Rexhep Tayip Erdogan.

Policia turke e ndaloi gazetaren Kabas në orët e para të mëngjesit dhe e çoi në stacionin e policisë së Stambollit përpara se ta transferonte në gjykatën kryesore të qytetit, ku një gjykatës më pas vendosi në favor të arrestimit të saj.

Fyerja e supozuar e Kabas ishte në formën e një proverbi të cilin ajo e shprehu si në një kanal televiziv opozitar ashtu edhe në llogarinë e saj në Twitter.

Merdan Yanardag, kryeredaktor i kanalit Tele 1 në të cilin Kabas bëri komentin, kritikoi ashpër arrestimin e saj.

“Arrestimi i saj në orën 2 të mëngjesit për shkak të një proverb është i papranueshëm”, shkroi ai në Twitter. “Ky qëndrim është një përpjekje për të frikësuar gazetarët, mediat dhe shoqërinë”.

Ligji për fyerjen e presidentit në Turqi parashikon një dënim që varion nga një deri në katër vjet burg.

Më Shumë

Trepça dhe Bashkimi përballen sërish për titullin e kampionit – ky është orari i finaleve

Trepça dhe Bashkimi do të përballen edhe këtë edicion në finalen e madhe të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, në një rivalitet që tashmë është...

Trepça fiton edhe finalen e dytë, Bashkimi kërkon rikthimin në Prizren

Trepça ka shënuar edhe fitoren e dytë në serinë finale të “Play-off”-it në ProCredit Superligë, pasi mposhti Bashkimi me rezultat 93:83, duke krijuar epërsi...

Lajmet e Fundit