15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Nis protesta e kuksianëve në Morinë për ta kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës

Në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ka nisur protesta përmes së cilës qytetarët e Kukësit po e kundërshtojnë kufizimin e lëvizjes për qytetarët të cilët nuk janë të vaksinuar me tri doza kundër kosovanirusit, siç parasheh vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës

Sipas Klan Kosovës, protestuesit janë ankuar se testi PCR kushton rreth 30 euro dhe nuk kanë mundësi ta paguajnë për të hyrë në Kosovë.

Me masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës, për shkak të rritjes së rasteve me variantin Omicron, asnjë qytetar i huaj nuk mund të hyjë në Republikën e Kosovës pa i pasur tri doza të vaksinës, ose një test PCR negativ.

Në paralajmërimin për protestë, organizatorët kanë bërë të ditur se protesta ka për qëllim heqjen e pengesës së vendosur nga Qeveria e Kosovës.

“Njoftohen të gjithë banorët e rrethit të Kukësit se më datë 24.01.2022 në orën 10 do të zhvillohet një grevë paqësore pranë doganës së Morinit. Për arsye të heqjes së pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e Qeverisë së Kosovës. Kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike por paqësore në shërbim të komunitetit”, ka njoftuar organizatori i kësaj proteste Rakip Matmuja.

—-Qytetarët e Kukësit do të protestojnë sot në pikën kufitare në Morinë, kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës, që askush nuk mund të hyjë në Kosovë pa pasur dëshminë e vaksinimi me të tri dozat e vaksinës.

Në njoftim është bërë e ditur se protesta do të fillojë në orën 10:00.

“Njoftohen të gjithë banorët e rrethit të Kukësit se më datë 24.01.2022 në orën 10 do të zhvillohet një grevë paqësore pranë doganës së Morinit. Për arsye të heqjes së pengesave të lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë nga ana e Qeverisë së Kosovës. kërkojmë mbështetjen e të gjithëve pasi nuk është protestë politike por paqësore në shërbim të komunitetit”, ka njoftuar organizatori i kësaj proteste Rakip Matmuja.

Më Shumë

Sot, Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur

Në Kosovë sot shënohet 27 Prilli – Dita Kombëtare e Personave të Pagjetur. Kanë kaluar më shumë se 25 vjet nga përfundimi i luftës në...

Totaj diskuton për mundësin e bashkëpunimit me Rotary Club “Prizren””

Kryetari Shaqir Totaj sot priti kryetarin e Rotary Club "Prizren", Bujar Myftiun, sekretarin e klubit, Agron Didën dhe anëtarin Masar Gurgulen. Diskutuan për mundësitë e...

Lajmet e Fundit