14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Gastronomët i konsiderojnë të dëmshme dhe kundërligjore masat anti-COVID, Qeverinë e akuzojnë për arrogancë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka shprehur pakënaqësi të mëdha pas vendimit të fundit të Qeverisë në lidhje me ashpërsimin e masave anti-COVID.

Gastronomët që preken direkt nga këto kufizime, thonë se masat e tilla janë të panevojshme, të dëmshme dhe të kundërligjshme.

“Masat e fundit kundër pandemisë, përditë po dëshmohen si të panevojshme (sepse nuk kanë mbështetje shkencore), të dëmshme (sepse po shkaktojnë stres shoqëror dhe ekonomik), dhe të kundërligjshme (sepse nuk po i marrin parasysh udhëzimet e OBSH-së, ref. par. 4, Nenit 8 të Ligjit Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës)”.

Ata thonë se më këto masa kriza në Kosovë po thellohet.

Paralajmërimet, qëndrimet, dhe kërkesat tona po fillojnë të marrin kuptim gradualisht, duke u dëshmuar se kriza vetëm po thellohet, pasojat për rritjen e rasteve nuk janë jetime (sepse verës jemi akuzuar për rritjen e rasteve, ndërsa kësaj here nuk jemi lejuar të punojmë, pra mos-kontrollimi i personave që vijnë nga jashtë). Pra, tash nuk jemi të vetëm ne të zëshëm që po prekemi nga këto masa, sepse arroganca e Qeverisë ka shkua aq larg duke e acaruar gjithë shoqërinë në krizë, vendet fqinje dhe institucionet ndërkombëtare.

Gastronomët e akuzojnë Qeveri për arrogancë.

“Mosdëgjushmëria dhe arroganca e ka pru gjendjen deri këtu, me krizë të thellë shoqërore dhe ekonomike, e cila rrezikon të thellohet edhe më shumë”.

“Ju bëjmë thirrje që sa më shpejtë të ndërroni qasjen dhe ti ktheheni për së mbari menaxhimit të pandemisë dhe krizës ekonomike. Merrni parasysh kërkesat që ju kemi drejtuar, duke i diskutuar ato nga afër e jo duke krijuar shumë fronte në një luftë të përbashkët”, thuhet në fund të njoftimit të Shoqatës së Gastronomëve.

Më Shumë

Luizi dhe Kiara na prezantojnë me të bijën, Luna Mari Ejlli

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ashtu siç e paralajmëruan dje, çifti sot doli...

S’ka fitues në klasiken evropiane, gjithçka vendoset në ‘Santiago Bernabeu’

Ka mbaruar pa fitues derbi i gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve mes Bayern Munichut dhe Real Madridit. Përballja ishte e zjarrtë nga minuta e parë,...

Lajmet e Fundit