12.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Shqiptarët grabisin në shtëpinë e legjendës së Milanit, vjedhje spektakolare e kasafortës

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi janë kapur në tentativë për të grabitur banesën e Giovanni “Gianni” Rivera, politikani dhe ish-futbollist të njohur italian.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve është mënyra se si dy shqiptarët do të kryenin grabitjen.

Mësohet se të arrestuarit ishin pajisur me një aparaturë që nxjerr flakë dhe përdoret për të shkrirë metal, në mënyrë që të hapnin kasafortën, ku Rivera mbante të gjitha sendet me vlerë.

Banditët teksa tentonin të hynin në dhomën ku Rivera mbante kasafortën, i kanë vënë flakën shtëpisë pa vullnetin e tyre.

Pasi nxitimthi morën disa sende me vlerë, atyre u desh të shpëtonin nga zjarri dhe u larguan.

Por sapo kanë dalë nga shtëpia ata kanë rënë në prangat e policisë e Trevit.

Ata me vete kishin arritur të marrin vetëm një trofe të kurorës së artë, një pllakë të klubit të Milanit, Gianni Rivera, fanellën origjinale me numër 11 të Ibrahimovic dhe një pllakë të Ligës Kombëtare Amatore që iu dha ish- djaloshit të Artë të futbollit italian. Po ashtu edhe një shumë prej 6,345 eurosh.

Më Shumë

Amaneti i Qosjes dhe Dervishit: Mesazh për një shoqëri në krizë

Nga Qazim Thaçi Shkrimtari Teki Dervishi u nda nga jeta më 29 qershor 2011 në Prishtina. Ndërsa akademiku Rexhep Qosja u nda nga kjo botë...

Totaj uron Bashkimin për kualifikimin në finale

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Play-Off-it, pas një fitoreje të rëndësishme të arritur në një atmosferë të zjarrtë sportive, të mbushur me...

Lajmet e Fundit