17.1 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Fejohet ylli i “Vetëm në shtëpi”! Ja kush është vajza që i ka ‘vjedhur’ zemrën

Macaulay Culkin dhe Brenda Song janë nisur drejt altarit!

Çifti prej katër vitesh dhe prindërit e rinj të djalit 9-muajsh Dakota janë fejuar, thotë një burim për “People”. 33-vjeçarja, Song u fotografua duke mbajtur një unazë diamanti në dorën e saj të majtë.

Sjellim në vëmendje se Culkin dhe Song u takuan në xhirimet e Changeland në Tajlandë dhe lajmi i lidhjes së tyre u bë publik në Korrik të vitit 2017 teksa ata u fotografuan duke ngrënë darkë në një restorant italian në Los Anxhelos.

Muajin tjetër, Song postoi një foto në grup në Instagram, në të cilën ajo pozonte përkrah Culkin.

Ndërkohë në Prill të vitit të kaluar, çifti mirëpriti fëmijën e tyre të parë, djalin Dakota.

“Jemi shumë të gëzuar”, thanë Culkin dhe Song në një deklaratë të shkurtër për ardhjen e fëmijës së tyre të parë.

Song dhe Culkin e mbajtën lidhjen e tyre private në mediat sociale, megjithëse aktorja e Dollface ndau një mesazh të veçantë në Instagram për dashurinë e saj në Gusht 2020 në ditëlindjen e tij të 40-të.

ImageImageImage

Më Shumë

Hidhet shorti i Superligës së Femrave, Bashkimi përballet me United në javën e parë

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për edicionin e ri 2025/26 të Superligës së Femrave. Kampioni aktual, Bashkimi i...

Punime të paligjshme në tokë publike – sekuestrohen eskavatori dhe kamioni në Dedaj të Hasit

Dy persona janë kapur duke kryer punime pa leje, duke uzurpuar dhe dëmtuar një pronë publike në fshatin Dedaj të Hasit . Ngjarja është...

Lajmet e Fundit