Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit brenda 24 orëve ka shqiptuar 112 gjoba për persona fizik të cilët nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.
Sipas komunikatës për medie të PK-së, janë dhënë edhe 27 vërejtje dhe janë shqiptuar 5 gjoba tjera në vlerë nga 200 euro për mos respektim të orarit të kufizimit të lëvizjes.
![]()
“Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 112 gjoba personave fizik, janë dhënë 27 vërejtje si dhe për mos respektim të orarit të kufizimit të lëvizjes janë shqiptuar 5 gjoba prej 200 euro. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se gjatë 24 orëve të datës 27 janar 2022 , duke u bazuar në Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër pandemisë anti- COVID- 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër COVID-19.

“Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-COVID-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë dhe Dragash. Gjatë kryerjes së detyrave janë inspektuar Sheshe, rrugë të frekuentuar, qendra tregtare si dhe lokalet e gastronomisë etj”, thuhet tutje në komunikatë.
Policia paralajmëron se aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi.