Tentim vjedhje/ Iniciohet rast ndaj të dyshuarës nga Prizreni

Policia njofton se ka iniciuar rast ndaj E.B, e dyshuar për vjedhje në tentativë në Prizren.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi për medie nga policia, ku thuhet se të enjten, policia kishte pranuar një informatë se në rrugën “Osman Rexhepi” në Prizren, në orën 21:55, viktima ka deklaruar se në podrumin e shtëpisë së tij kishte hasur një person të gjinisë femërore.

“Pas pranimit të informacionit, në lidhje me ketë rast, reagimi policor ishte i menjëhershëm duke arritur të identifikohet personi i dyshuar: E. B., e datëlindjes 1986 f/r/k”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se e dyshuara është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, ku është intervistuar lidhur me rastin dhe në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është hapur i cilësuar si: “Vjedhje në Tentativë”.

Bëhet e ditur se e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt dhe rasti është nën hetime. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit