Shkoi te ish-gruaja e rrahu dhe ia mori telefonat, arrestohet prizrenasi

Një burrë është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se ka shkuar te ish-gruaja dhe e ka rrahur.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se viktima ka marrë trajtim mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar ka shkuar në banesën e saj, e ka sulmuar fizikisht, ia ka marrë telefonat dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në rapor.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit