6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Qytetarë të shumtë ia mësyjnë Brezovicës, policia del me njoftim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka bërë me dije se për shkak të fluksit të madh të qytetarëve dhe automjeteve të shumta në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, tani për tani nuk ka vende për parking, pasi sipas policisë, të gjitha vendet e rezervuara për parking të automjeteve janë të mbushura tek Qendra e Skijimit, andaj automjetet do të ndalohen tek laura në hyrje të Parkut Nacional deri në momentin kur lirohet vendi i parkimit.

“Patrullat e policisë do të jenë tek udhëkryqi i rrugës që qon në Qendrën e Skijimit në Brezovicë dhe tek laura ku fillon Parku Nacional do të mbikëqyrin rrjedhën e komunikacionit dhe do të mbajnë në kontakt nga afër shoferët e automjeteve që në momentin kur lirohet vend parkingu tek Qendra e Skijimit do tu mundësohet lëvizja e tyre”, ka njoftuar nga policia.

Më tutje nga policia në Ferizaj kanë theksuar se kjo bëhet me qëllim që mos të shkaktohen pengesa dhe bllokim të kësaj rruge.

“Lusim shoferët e automjeteve që të respektojnë udhëzimet e policisë dhe mos të ndalojnë dhe parkojnë automjetet e tyre në më mënyrë të parregullt”, ka njoftuar policia.

Më Shumë

Vazhdojnë punimet për hapjen e kanalit të vaditjes në Caparc

Po vazhdojnë punimet për hapjen e kanalit të vaditjes në fshatin Caparc të Prizrenit, projekt që synon rikthimin e funksionalitetit të tij dhe zgjidhjen...

Shannon Shorter, MVP i publikut

Shannon Shorter është zgjedhur MVP i ndeshjes mes Bashkimit dhe Borës, sipas votave të ndjekësve në rrjetet sociale të FBK-së. Shorter zhvilloi një tjetër paraqitje...

Lajmet e Fundit