23.1 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Për të parën herë publikisht – Pete Davidson e quan Kim Kardashian “të dashurën e tij”

Komediani, Pete Davidson e ka quajtur për herë të parë publikisht si “të dashurën e tij”, modelen e famshme, Kim Kardashian.

Kur u pyet nëse fama e tij e shtuar kishte çuar në një mënyrë jetese më “argëtuese”, Davidson thjesht u përgjigj se shumica e ditëve të tij konsistojnë në “shfaqjen e tij në një grup” ose dalje me miqtë apo “të dashurën”.

Pete Davidson dhe Kim Kardashian.

“Nëse jam jashtë, ose rri me miqtë e mi ose qetësohem me të dashurën time brenda. Kështu që unë nuk bëj shumë”, tha Davidson për People duke iu referuar Kardashian.

Kjo ka shënuar herën e parë që ai ose Kardashian kanë adresuar publikisht statusin e marrëdhënies së tyre.

Themeluesja e Skims, 41 vjeçe, dhe ylli i “Saturday Night Live”, 28 vjeç, ndezën thashethemet për romancë pasi Kardashian ishte e ftuar në “SNL” dhe madje ndau një puthje në ekran në muajin tetor të vitit të kaluar  – disa javë më vonë, të dy dolën publikisht duke mbajtur duart e njëri-tjetrit.

Që atëherë, “zogjtë e dashurisë” kanë shfrytëzuar shumë romancën e tyre, ndërsa edhe familja e Kim, duket ta dojë shumë dhëndrin më të ri, posaçërisht, e motra – Khloe Kardashian.

Kim Kardashian dhe Pete Davidson.

“Khloe e do Pete dhe është shumë e lumtur të shoh se sa e lumtur e bën motrën e saj”, tha një burim ekskluzivisht për Page Six.

Por, Khloe, duket të mos jetë e vetmja nga familja më e famshme në botë, që është emocionuar pafund për romancën e re të Kim Kardashian.

Një burim tjetër, zbuloi se matriarku, Kardashian-Jenner është “tashmë e fiksuar” pas humoristit.

“E gjithë familja është një fanse e Pete dhe do të donte të kalonte pushimet me të”, shtoi burimi.

Kim bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në shkurt të vitit 2021, por procedura nuk është finalizuar akoma.

Ajo dhe West – i cili është në lidhje me aktoren Julia Fox, ndajnë bashkë katër fëmijë – North, Saint, Chicago dhe Psalm.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Presidentja Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare, testament i vullnetit për liri dhe paraprijëse e pavarësisë

Sot janë bërë 147 vite nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në shënimin e kësaj date të rëndësishme, presidentja e Republikës së Kosovës,...

Trump: E ndala shpërthimin e luftës Kosovë-Serbi, do të sjell paqe edhe mes Iranit e Izraelit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u ka bërë thirrje Iranit dhe Izraelit që të arrijnë një marrëveshje paqeje, ndërsa në...

Vdes Bujar Bukoshi

Lajmet e Fundit