U vendos me ‘shpatulla pas murit’, çfarë nuk pëlqyen njerëzit në fotot e Kim-it

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian, ka realizuar ditën e djeshme disa foto për revistën e famshme të “Vogue”, ku gjithashtu foli edhe për ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në jetën e saj.

Ditën e sotme, Kim ka marrë shumë akuza në rrjet se fotot e saj janë kulturalisht të papërshtatshme (cultural appropriation).

Një faqe në Instagram e quajtur “Diet Prada”, ka sjellë disa krahasime ku Kim ka përdorur modele flokësh tradicionale afrikane dhe fustane të ngjashme me ato të veshura nga ikonat ose artistët me ngjyrë.
Jo vetëm kaq, por prej kohësh, Kardashian është vendosur me ‘shpatulla pas murit’, pasi ka kopjuar stilin e supermodeles Naomi Campbell, e cila gjithashtu duket se nuk është shumë e lumtur me fotot e Kim-it, duke e treguar këtë gjë me një ‘like’ që i ka bërë postimit të faqes.

Miliarderja supozohet të kishte mësuar nga situata e kaluar, e cila u shpreh për “New York Times” se ajo kurrë nuk do të ofendonte askënd qëllimisht.

“Kam respektin maksimal për arsyen pse njerëzit mund të ndihen ashtu siç ndiheshin. Por ne kemi bërë ndryshimet e nevojshme në atë foto dhe në pjesën tjetër të fotove. Ne e pamë problemin dhe u përshtatëm dhe ndryshuam menjëherë. Patjetër që kam mësuar prej saj”, tha Kim Kardashian.

 

 

 

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit