5.8 C
Prizren
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

Prizren, “nuk guxon me dal prej banesës…”, si u ngacmua gruaja nga burri me të cilin kishte pasur lidhje

Gjykata Themelore në Prizren, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh, ndaj të pandehurit E.S., për shkak të dyshimit zë bazuar se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

“Nga data 06 shkurt deri më 07 shkurt, . në Prizren, i pandehuri E.S., vë personin tjetër – përkatësisht të dëmtuarën, nën vëzhgim në një sjellje të vëmendjes së vazhdueshme dhe të padëshirueshme duke komunikuar me qëllim të ngacmimit dhe frikësimit, në atë mënyrë që për shkak se e dëmtuara me të pandehurin ka shkëputur lidhjen e tyre duke kërkuar nga ai që të mos e pengoj në të ardhmen, i pandehuri vazhdon të komunikoj me të njëjtën në mënyrë të drejtpërdrejt si dhe përmes telefonit duke i dërguar mesazhe elektronike, mban nën vëzhgim duke qëndruar para banesës së saj dhe pasi e dëmtuara e paraqet rastin në polici i pandehuri shkon përsëri para banesës së të dëmtuarës duke i thënë “nuk guxon me dal prej banesës, shko hiqe deklaratën që e ki dhënë në polici, …………”, me ç’ rast tek e dëmtuara shkakton shqetësim të madh, frikë dhe pasiguri për jetën e saj dhe të vajzës së saj me të cilën jeton”, njofton gjykata.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij

Më Shumë

Komunat shqetësohen për të hyrat vetanake

Miratimi i Projektligjit për Financa Lokale, të cilin qeveria së fundmi e tërhoqi nga plani legjislativ, po vlerësohet shumë i nevojshëm. Një gjë të...

Bashkimi ndan rrugët me Brian Fitzpatrick

KB Bashkimi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me basketbollistin Brian Fitzpatrick. Prizrenasit kanë bërë të ditur se me basketbollin e huaj kanë arritur...

Lajmet e Fundit