Mobilizim për arsim

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bashkëbiseduar me punëtorët e
Drejtorisë së Arsimit.

Ai, ka kërkuar mobilizim për rregullimin e sistemit të arsimit në Prizren.

“Në vazhdën e takimeve në drejtoritë komunale, sot vizitova Drejtorinë e Arsimit, ku na priti drejtoresha, Luljeta Veselaj Gutaj dhe gjithë stafi i DKA-së”, shkruan Totaj.

“Bashkëbiseduam me gjithë punonjësit për problemet e sfidat me të cilat përballen ata, mësimdhënësit dhe nxënësit, po ashtu diskutuam për strategjitë që duhet ndërtuar dhe punët që na presin, drejt rregullimit të sistemit të arsimit në Komunën e Prizrenit”.

“Ngritja e cilësisë në arsim, menaxhimi i proceseve në mënyrë adekuate, mbarëvajtja e mësimit në institucionet shkollore, siguria në shkolla dhe përmisimi i funksionimit të drejtorisë së arsimit, janë hapa të rëndësishëm që do merren nga qeverisja aktuale lokale për të mundësuar nivel më të kënaqshëm të arsimit në Komunën e Prizrenit”.

Më Shumë

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Incident në Prizren: Turistja japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Gjatë një turi kulturor në qytetin e Prizrenit, një vizitore nga Japonia ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar si pasojë e një incidenti me...

Lajmet e Fundit