Ambasadori i Gjermanisë vizitoi kryetarin e Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në një takim ambasadorin e Gjermanisë, Joern Rohde.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimet që mund të realizohen mes dy palëve në të ardhmen dhe mundësitë e mbështetjes për Komunën e Prizrenit.

“Fokusi kryesor i tyre, për të mbështetur Komunën tonë, do të jetë në aktivitetet dhe projektet për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit e kulturës, po ashtu projektet për zhvillimin e ekonomisë, infrastrukturës dhe për përmasimin e kualitetit të jetës së qytetarëve”, njofton Komuna e Prizrenit.

Më Shumë

Hapet aplikimi për shtesat prej 100 euro për studentët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot ka filluar zyrtarisht procesi i aplikimit për mbështetjen e...

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Lajmet e Fundit