Vdes këmbësori që u aksidentua në Rahovec

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës në Rahovec.

Policia ka njoftuar se këmbësori i përfshirë në këtë aksident të ndodhur në rrugën “Avdullah Bugari”, nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra, ndërsa ka vdekur rreth orës 23:00.

Pas lëndimeve të rënda trupore të marra nga goditja, viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Gjakovës, ku edhe vdiq.

Me vendim të prokurorit i dyshuari – ngasësi i automjetit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës ju ka liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Rr. Avdullah Bugari, Rahovec 15.02.2022 – 18:25. I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin me targa vendore kishte shkaktuar aksident duke e goditë këmbësorin – viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës. Viktima rreth orës 23:00 në spital ka ndërruar jetë, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit i dyshuari – ngasësi i automjetit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës ju ka liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Më Shumë

Sot temperaturat maksimale deri 27 gradë Celsius

Sot në vendin tonë parashihet mot me vranësira dhe intervale me diell. Vende-vende vranësirat do të shoqërohen me riga lokale shiu. Vende-vende vranësirat do të...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Lajmet e Fundit