13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Prizren: Paraburgim për të miturin që theri një person

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 12.02.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 14.03.2022, ndaj 15-vjeçarit D.M., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit, gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të miturit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

Gjykata njofton se më 11 shkurt në orët e mbrëmjes, me thikë të dëmtuarit i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor.

“I njëjti pas një mosmarrëveshjeje fillimisht verbale, e ka sulmuar të dëmtuarin duke e goditur me thikë në këmbën e majtë nga ana e pasme duke shkaktuar plagë prerëse- shpuese gjerësi 2-3 cm thellësi 5-6 cm,, përshkuar më afër si në raportin mjekësor të qendrës emergjente të spitalit rajonal të Prizrenit, e më pas i dëmtuari nënshtrohet operimit në këmbë. Në datë kohë dhe vend të njëjtë si më lartë, të miturit D.M., i haset në posedim të mjetit të mprehtë – thikë kuzhine me dorëz të zezë dhe tehe 19 cm, e cila sekuestrohet – mjet që hynë në kategorinë e armës së ftohtë e që mund të përdoret për sulm apo shkaktim të lëndimeve trupore, e të cilën i mituri e ka mbajtur dhe përdorur në vend publik”, thuhet në njoftim.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën dhe mënyrën që dyshohet se janë kryer veprat penale, ku i mituri D.M., dyshohet të ketë kryer veprat penale në vend publik dhe në hyrje të banesës kolektive është përdorur mjet i rrezikshëm.

“Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit për të miturin në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, sepse me qëndrimi në liri ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, por i njëjti mund të kryejë edhe vepër tjetër penale me pasoja edhe më të mëdha, andaj caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm për sigurimin e prezencë së tij dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale – përgatitore”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Vdes aktorja shqiptare, Shirine Morina

Ka vdekur aktorja e njohur e skenës artistike të Kosovës, Shirine Morina. Vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Ai thotë...

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Lajmet e Fundit