11.1 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

E pazakontë në SHBA – një burrë është arrestuar tri herë brenda një dite në Kaliforni

Një burrë nga Kalifornia Jugore u arrestua tre herë në 16 orë të dielën.

Arrestimi i parë i James Langdon ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit në Glendale në Los Angelos pasi dyshohet se kaloi një rrugë të kryqëzuar ani pse semafori ishte i kuq.

47-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në spital pasi kishte kërkuar ndihmë mjekësore. Ai u lirua më vonë dhe u urdhërua të paraqitej në gjykatë në një datë të mëvonshme.

Disa orë më vonë, ai u arrestua për herë të dytë pasi dyshohet se kishte tentuar të hynte në një qendër tregtare megjithëse ajo ishte e mbyllur. Ai u arrestua për shkelje, por u lirua tre orë më vonë, raporton nypost.

Rreth orës 19.00 atë natë, oficerët duke iu përgjigjur raporteve për një thyerje në një apartament të qytetit gjetën Landonin në një korridor jashtë apartamentit ku banorët thanë se dera ishte lënë e hapur dhe gjërat ishin zhvendosur.

Kur Langdoni pa oficerët, ai dyshohet se vrapoi përsëri në apartamentin bosh dhe u barrikadua brenda.

Policët hynë në apartament për të negociuar dorëzimin e tij, Langdoni u arrestua për vandalizëm. Ai shkaktoi rreth 6,000 dollarë dëme në banesë dhe ndërtesë, tha policia.

Langdoni iu shqiptua masa e paraburgimit, por u lirua me kusht pas depozitimit të 150 mijë dollarëve. /Telegrafi/

Më Shumë

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së djeshme, sipas të cilit nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet, ndërsa 24 aksidente kanë...

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12...

Lajmet e Fundit