8.4 C
Prizren
E martë, 3 Mars, 2026

KDI kërkon fuqizim të gruas në Rahovec

IMG_4588Instituti  Demokratik i  Kosovës (KDI) ka mbajtur në Rahovec tryezën me temën “Gruaja në ekzekutiv-sfidë apo realitet”.Përfaqësues i KDi-së, Naim Cahani, tha se në periudhën e kaluar KDI- ka vërejtur një mungesë të madhe të përfaqësimit të gruas në vendimmarrje, edhe në ekzekutivin e kaluar të Komunës  së Rahovecit, dy drejtori janë drejtuar nga femrat.

“Prandaj, kërkohet që të dëgjohet zëri i femrës në ekzekutiv. Aktualisht në ekzekutiv janë të përfshira vetëm 17 për qind të grave, që do të thotë se as për së afërmi nuk i plotëson kërkesat ligjore” tha  Cahani. Zyrtari për barazi gjinore në ekzekutivin e Rahovecit, Ekrem Bytyçi tha se numri i femrave në administratë nuk është i kënaqshëm.

“Mbetet që në të ardhmen të kemi përfaqësim më të përgjegjshëm të femrave në ekzekutiv”.
Habibe Haxhimustafa, zyrtare e Njësisë për të Drejta të Njeriut,  tha se duke mos përfshirë femrën në ekzekutiv dhe në vendimmarrje, shkelet edhe baza ligjore ekzistuese.

Haxhimustafa akuzoi edhe vetë gratë për mungesë gatishmërie për të insistuar në realizimin e të drejtave të tyre. “Madje disa femra të përfaqësuara në Kuvend nuk kanë shprehur vendosmëri më të madhe për të detyruar vendimmarrësit meshkuj që të zbatojnë ligjin për barazi gjinore, shtoi Haxhimustafa”.

Këshilltarja në Kuvendin e Komunës Rukije Krasniqi, tha se ecuria pozitive që ka mbretëruar në ekzekutivin në largim, duhet të rritet.
“Nuk është mirë që femra të përfaqësohet vetëm me kuotë, ngase kemi numër të madh femrash të arsimuara dhe me nivel mjaft të kënaqshëm profesional”

Sadete Dula nga OJQ “Hareja” tha se përfaqësimi i femrës në ekzekutiv ka qenë mjaft i ulët dhe ne nuk guxojmë të heshtim dhe të pajtohemi me këtë nivel përfaqësimi.

Ndërkaq Naim Cahani, konstatoi se në bazë të diskutimeve duhet të bëhet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi ndërmjet shoqatave të grave, sidomos të atyre që merren me biznese të vogla familjare. “Këto kërkesa do të dërgohen tek vendimmarrësit në komunë, në mënyrë që të reflektojnë gjatë procesit të ndërtimit të strukturës së re qeverisëse”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Në Prizren ujërat shkaktojnë telashe në lagjen “Dardania”|Video

Në Prizren, ujërat atmosferikë po shkaktojnë telashe në lagjen "Dardania". Ka kohë që banorët dhe nxënësit e Qendrës së Kompetencës duhet të kapërcejnë rrugën...

Kosova lufton deri në fund, por mundet nga Sllovakia në Prizren

Në një ndeshje të vlefshme për parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2029, Kosova luftoi deri në fund, por pësoi humbje ndaj Sllovakia me shifrat 78:89...

Lajmet e Fundit