16.6 C
Prizren
E diel, 18 Maj, 2025

“Putini ma vrau djalin e hareshëm”: Rrëfimi emocionues i babait të futbollistit të vrarë ukrainas

Dy futbollistë ukrainas tashmë janë vrarë nga agresioni rus, i cili qe disa ditë po e pushton Ukrainën. Vitalii Sapylo, 21 vjeç, dhe Dmytro Martynenko, 25 vjeç, humbën jetën gjatë luftimeve të ukrainasve me agresionin rus dhe u bën dy futbollistët e parë që humbën jetën në luftimet që kanë shqetësuar gjithë botë.Babai i Vitalii Sapylo, futbollistit të ndjerë 21-vjeç, po përjeton dhimbje të madhe për humbjen e djalit të tij të ri, për të cilin tani do të ketë veç kujtime të mira.

“Ai ishte një djalë i lumtur dhe i hareshëm. Ishte një sulm ajror nga Putini që ia mori jetën djalit tim”, ka thënë për “Bild” babai i futbollistit të ndjerë, Roman Sapilo, 44 vjeç. “Ai me të vërtetë dëshironte të luftonte, Luftimet ishin shumë të ashpra por ai assesi nuk dëshironte të largohej nga fronti i luftës”, ka shtuar ai.

Lexoni edhe:
Edhe notari i njohur ukrainas dëshiron t’i bashkohet luftës kundër Rusisë

Sapylo ishte një portier i ri i klubit ukrainas, Karpaty Lviv. Ai iu kishte bashkuar ushtrisë ukrainase siç kanë bërë edhe shumë sportistë dhe të rinj të tjerë ukrainas që po ballafaqohen me agresionin rus qe 7 ditë. Thuhet se ai u vra në një betejë për ta mbrojtur kryeqytetin, Kievin. Klubi i tij përmes një kumtese e ka shpallur hero lojtarin e saj, pasi thotë që Sapylo u vra në betejë me forcat ruse. “Ne e çmojmë kujtimin e përjetshëm të këtij heroi”, thuhet në kumtesë. Sikurse Sapylo, edhe futbollisti tjetër ukrainas, Martynenko u vra në moshën 25-vjeç. Ai e humbi jetën bashkë me nën e tij, kur forcat ruse e bombarduan një bllok apartamentesh ku jetonte ai, në Kiev.

Media shkruan se Shoqata Ndërkombëtare e Futbollistëve “FIFPRO” ka shpreh ngushëllime për familjet e tyre, futbollin ukrainas dhe atij botëror. “Mendjet tona janë me familjet, miqtë dhe bashkëlojtarët e futbollistëve të rinj ukrainas Vitalii Sapylo dhe Dmytro Martynenko, humbjet e para të raportuara të futbollit në këtë luftë. U prefshin në paqe që të dy ata”, thuhet në kumtesën e FIFPRO.

Përpos dy futbollistëve, në Ukrainë tashmë jetën e kanë humbur edhe disa sportistë tjerë. Shumë sportistë dhe ish sportist të famshëm ukrainas janë bashkuar në ushtrinë ukrainase dhe po luftojnë kundër pushtuesit të ashpër rus.

Më Shumë

17 fitore, 0 humbje – Drini i Bardhë nis epokën e re në Ligën e Dytë

Sezoni 2024/25 do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve të KF Drini i Bardhë, që e pa skuadrën e tyre të regjistrojë një...

Dragashi forcon lidhjet me Purkersdorfin e Austrisë

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Dragashit po qëndrojnë për një vizitë në Austri dhe në këtë kuadër kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, kryesuesja...

Lajmet e Fundit