Leonora Jakupi feston ditëlindjen e 43-të

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Leonora Jakupi, feston sot (e enjte) ditëlindjen.

E lindur më 3 mars të vitit 1979 në Skenderaj, artistja e popullarizuar mbush plot 43 vite jetë.

Ndonëse ka nisur të merret me muzikë në moshë të re, ajo shquhet për një karrierë të bujshme profesionale.

 

Me rastin e ditëlindjes, ylli shqiptar mori urime dhe dedikime të shumta nga miqtë e të afërmit në rrjete sociale.

Ndër këngët më të njohura e më të pëlqyera të Jakupit mbetet “A vritet pafajësia”.

Ky projekt muzikor doli gjatë luftës së Kosovës dhe ka për temë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve.

 

Kënga në fjalë iu dedikua babait të saj që njëherësh ishte pjesëtar i UÇK-së dhe që vdiq gjatë luftës.

E njëjta numëron edhe projekte të tjera të suksesshme si: “Ti nuk ekziston”, “I harruar”, “Iluzion”, “O beqar”, “Pa asnjë dyshim”, “Koha s’na falë”, etj.

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit