11.2 C
Prizren
E hënë, 4 Maj, 2026

Vdes në moshën 54 vjeçare aktorja e ‘Wings’, Farrah Forke

Ka vdekur në moshën 54-vjeçare, aktorja e “Wings” dhe “Lois & Clark: The New Adventures of Superman”, Farrah Forke, transmeton KultPlus.

Një shoqe e saj konfirmoi për Variety të mërkurën se ajo ndërroi jetë më 25 shkurt në shtëpinë e saj në Teksas nga kanceri.

“Farrah ishte e ashpër, e butë, besnike, e dashur, e fortë, qesharake, e zgjuar, mbrojtëse, e sjellshme, e pasionuar dhe krejtësisht e pazëvendësueshme”, thanë ata në një deklaratë për Hollywood Reporter.

“Ajo solli një dritë kaq të madhe në botë, saqë edhe pas vdekjes së saj, drita mbetet.”

Forke luajti në sezonet 4, 5 dhe 6 të serialit NBC. Shfaqja u transmetua nga viti 1990 deri në 1997 dhe u krijua nga shkrimtarët legjendar “Cheers” dhe “Frasier” David Angell, Peter Casey dhe David Lee.

Ajo portretizoi veteranin dhe pilotin e helikopterit Alex Lambert nga Stuhia e Shkretëtirës./

Më Shumë

Besnik Krasniqi nuk rikandidon për kryetar të AAK-së në Prizren

Kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka njoftuar se me përfundimin e mandatit të tij aktual,...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

Lajmet e Fundit