Përfundon takimi i dytë mes ukrainasëve dhe rusëve – arrihet vetëm një marrëveshje mes palëve

Kanë përfunduar bisedimet e dyta mes delegacionit të Ukrainës dhe Rusisë të mbajtur në afërsi të kufirit bjelloruso-ukrainas.

Një zyrtar ukrainas tha se marrëveshja përfshinte një armëpushim të mundshëm të përkohshëm gjatë evakuimeve, raporton skynews.

Pala ukrainase tha se nuk mori rezultatet që donte – pasi kishte hyrë në bisedime duke shpresuar për një armëpushim të plotë dhe tërheqje ruse – por kjo mund të sinjalizojë një hap pozitiv.

Ndërkohë, Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të mbajnë një raund të tretë bisedimesh së shpejti, citon reuters të ketë thënë një negociator ukrainas.

Kujtojmë se për dy pikat tjera që përfshinin një armëpushim dhe tërheqjen e trupave ruse nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes dy vendeve.

Ndryshe, Putin ka pohuar se nuk do të ndal pushtimin e shtetit ukrainas pasi që po i lufton “neo-nazistët”

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit