Barcelona afër transferimit të Christensen dhe Kessie

Barcelona është në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Andreas Christensen të Chelsea-t dhe Franck Kessie të AC Milan, pasi kontratat e tyre skadojnë në verë.

Barcelona mbetet optimiste për mbylljen e një marrëveshjeje për të sjellë shokun e skuadrës së Christensen në Chelsea, Cesar Azpilicueta, i cili është gjithashtu në muajt e fundit të marrëveshjes së tij në Stamford Bridge.

Një marrëveshje nuk është mbyllur ende as me Christensen, as me Kessie, por të dy lojtarët pritet të transferohen në Camp Nou përpara sezonit të ardhshëm.

Bisedimet janë intensifikuar me dyshen pas mbylljes së afatit kalimtar të janarit, me Barcelonën që shpreson të finalizojë marrëveshjet sa më shpejt të jetë e mundur.

Më parë raportohej se Barcelona do të synonte Christensen-in, Azpilicueta-n dhe Kessie-n në transferime të lira për t’u forcuar në mbrojtje dhe mesfushë këtë verë për të kursyer para për të financuar një lëvizje për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me turneun e veteranëve të futbollit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prizrenit, në stadiumin e qytetit “Përparim Thaqi” është mbajtur Turneu Tradicional i Veteranëve...

Lajmet e Fundit