Vërmicë/ Arrestohet shqiptari në kufi me fishekë të kallashit

Një shtetas i Shqipërisë u arrestua të premten për armëmbajtje pa leje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari mbante fishekë të kallashit në veturë derisa po kalonte nga pika kufitare në Vërmicë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën po udhëtonte ai, janë gjetur dhe konfiskuar pesë (5) fishekë të armës AK-47. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni pret takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës do të mbajë sot në Prizren takimin trepalësh të Avokatëve të Popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë...

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Lajmet e Fundit