22.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Konfirmohen 66 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 66 raste të reja me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.543 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 533 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.815.517 doza të vaksinës. Deri më sot 817.151 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.099 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19”, njofton MSH.

Tutje, MSH bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Sot janë shëruar 252 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.184. Në total numri i rasteve aktive është 1.278”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, tash e disa ditë në vend ka pasur rënie të numrit të personave të infektuar me coronavirus. Për shkak të situatës së përmirësuar epidemiologjike, Qeveria ka lehtësuar masat më 1 mars, ku është larguar ora policore. /

Më Shumë

Post scriptum për romanin e Petro Markos

Natasha Lushaj Bazuar në njohjen e deritanishme të problemit dhe fakteve të reja, sidomos e befasuar nga këmbëngulja për të ribotuar pikërisht variantin fals të...

Prizren: Armë pa leje në veturë, policia arreston të dyshuarin

Një aksion rutinë i Policisë së Kosovës ka rezultuar me arrestimin e një personi nën dyshimin për posedim të paautorizuar të armës. " Rreth orës...

Lajmet e Fundit