14.8 C
Prizren
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Lufta në Ukrainë/ Vritet basketbollisti 19-vjeçar

Lufta në Ukrainë nga Rusia po merr jetën e shumë personave, ku në mesin e tyre ka edhe sportistë.

I fundit që humbi jetën është basketbollisti 19-vjeçar, Bohdan Popova.

Popova ka mbetur i vrarë duke luftuar me forcat ruse, i cili kishte vendosur që të bashkohej me ushtrinë ukrainase, për të dalë në mbrojtje të vendit të tij.

 

19-vjeçari ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Ukrainës dhe kishte mesatare prej 13 pikësh të shënuara për ndeshje.

Siç e përshkruajnë mediat në Ukrainë, ai ëndërronte të studionte në kolegjin UCLA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të luante fillimisht në ligën NCAA e më pas në NBA.

Kështu, ai u bë viktima e katërt nga sporti në luftën e Ukrainës.

Më herët janë vrarë sportisti biatlonit, Yevhen Malishev, dhe futbollistët e rinj Dmytro Martynenko e Vitalii Sapilo.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Ylli fiton duelin verdhezi ndaj Pejës

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj GO+ Pejës me rezultat 81:62, në kuadër të ProCredit Superligës. Ndeshja ishte e baraspeshuar...

Dy afrime të reja te Drini i Bardhë

KF Drini i Bardhë Has ka zyrtarizuar dy përforcime të reja për sezonin aktual, futbollistët Oltion Duhlaku dhe Amsel Jonuzi. Të dy lojtarët i bashkohen...

Lajmet e Fundit