7.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

BKT Superliga/ Ballkani befasohet nga Malisheva, Prishtina rikthehet te fitorja

Lideri aktual i Superligës, Ballkani, është befasuar, teksa u mposht me rezultat 2:0 në udhëtim te Malisheva.

Vendasit arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 42-të kur Mërgim Pefqeli realizoi një gol të bukur për rezultatin 1:0.Vetëm dy minutë më vonë, Malisheva befasoi duke dyfishuar shifrat me golin e realizuar nga Arbër Pira.

Në pjesën e dytë, futbollistët e Ballkanit tentuan ta barazojnë rezultatin, por hasën në një mbrojtje të fuqishme të Malishevës, të cilët arritën ta ruajnë epërsinë e dy golave deri në fund të takimit

Pas javës së 24-të, Ballkani shpreson të qëndrojë lider nëse Gjilani humbë ose barazon me Dritën pasi ka 48 pikë, ndërsa Malisheva është në të shtatin me 29 sosh, aq sa ka edhe Prishtina.

Ndërkohë, kampioni në fuqi, Prishtina, ka shënuar fitoren e parë në sezonin pranveror, teksa mposhti me rezultat 0:3 Feronikelin.

Pjesa e parë e kësaj ndeshje ishte thuajse barabartë, me të dyja skuadrat, të cilat patën nga pak raste për gol, por Prishtina ishte me konkrete.

Bardhekaltrit golin e parë e gjetën në minutën e 33-të me anë të Otto John, i cili shënoi për 0:1, ndërsa Besnik Krasniqi në minutën e 41-të realizoi një gol të bukur për epërsinë e dyfishtë të mysafirëve.

Në pjesën e dytë, Prishtina ishte përsëri skuadër më e mirë, duke shënuar edhe një gol dhe duke arritur ta siguroj fitoren.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 76-të me anë të Sadam Sulley, i cili shënoi me kokë për 0:3 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Prishtina gjendet në vendin e gjashtë me 29 pikë, ndërsa Nikli tashmë ka rënë nga kategoria e parë e futbollit Kosova, që pozicionohet në fund me vetëm 11 pikë.

Ndërsa ndeshja tjetër e ditës së sotme mes Ulpianës dhe Dukagjinit, përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

Elton Basriu shënoi autogol në minutën e 49-të për epërsinë e Ulpianës, ndërsa për Dukagjinin barazoi Arbër Shala në minutën e 68-të.

Me këtë barazim, dyja skuadrat nuk lëvizin sa i përket renditjes, ku Dukagjini gjendet në vendin e tetë me 25 pikë, ndërsa Ulpiana gjendet një pozitë më poshtë me dy pikë më pak.

Më Shumë

Protestuesit kërkuan dialog dhe rritje të pagave për së paku 30 për qind

Qindra protestues, kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, e mbështetur nga sindikata tjera me rastin...

Gjithçka gati për festivalin tradicional folklorik “Hasi Jehon”

Me 2, 3 dhe 4 maj në Gjonaj të Hasit mbahet Festivali “Hasi Jehon”, edicioni i 35-të. Ansamble që kultivojnë folklorin burimor nga e...

Lajmet e Fundit