U mbajt seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit

Sot është mbajtur seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit.

Në këtë mbledhje janë bërë diskutime konstruktive mes anëtarëve të kuvendit dhe ekzekutivit, poashtu janë drejtuar kërkesa të ndryshme ndaj drejtorive nga kuvendarët të cilët kanë shprehur kërkesat e qytetarëve të Komunës së Prizrenit.

Në seancë nga pikat e rendit të ditës janë miratuar të gjitha pikat e listuara më sipër, përpos pikes 8; “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete” e cila është hequr nga rendi i ditës me votimin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit të Komunës.

Poashtu në këtë seancë janë shtuar dy pika në rendin e ditës të propozuara nga kuvendarët; “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit per formimin e Komisionit Përzgjedhës” për drejtorinë e arsimit dhe “Formimi dhe Emërimi i anëtarëve të komitetit për arsim”. Të dyja pikat janë miratuar me shumicë të votave të kuvendarëve.

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit