0.3 C
Prizren
E hënë, 15 Dhjetor, 2025

Dështon të nis gjykimi ndaj ish-drejtorit të Shërbimeve Publike në Prizren

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare, e paraparë për të martën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ndaj ish-drejtorit për Shërbime Publike në Komunën e Prizrenit, Levent Kasemi, i cili akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ai akuzohet se nga 14 dhejtori 2018 e deri më 12 shkurt 2020, duke punuar si person zyrtar në Komunën e Prizrenit – drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, me dashje nuk i përmbush detyrat zyrtare e me qëllim që t’i mundësojë dobi pasurore personit tjetër në rastin konkret dy operatorëve ekonomik “NABS SH.P.K” dhe N.T.SH “Arching Ch”.

Shkak  për mos mbajtjen e këtij gjykimi, ishte gjendja shëndetësore e të akuzuarit Kasemi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë mbrojtësi i të akuzuari, avokati Ardian Morina, ka kërkuar nga gjyqtari Xheladin Osmani që seanca e sotme të shtyhet për një datë tjetër për shkak të gjendjesh shëndetësore të të mbrojturit të tij.

Ndërsa prokurori i rastit Genc Nixha, nuk e ka kundërshtuar një kërkes të tillë, mirëpo ai e ka njoftuar gjykatës se para kësaj seance ka biseduar me mbrojtësin e të akuzuari duke i propozuar lidhjen e marrëveshjes për pranimin e fajësisë, por sipas tij të njëjtit kanë refuzuar.

Pas kësaj kërkese, gjykatësi Osmani, e ka ndërprerë seancën dhe e ka obliguar të akuzuarin që në afatin sa më të shkurtër të sjellë certifikatën mjeksore mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit të ngritur më 31 janar 2022, i akuzuari Lëvent Kasëmi, ngarkohet se nga 14 dhjetori 20118 e deri më 12 shkurt 2020, nuk i përmbush detyrat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për personin tjetër, apo që t’i shkaktojnë dëm personit tjetër.

Në aktakuzë thuhet se me rastin e hartimit të paramasave të pozicioneve – artikujve, ka ndërhyrë, dhe ka ndryshuar paramasat, të cilat ia ka dërguar zyrtari për energjetikë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike – dëshmitari Sadik Tahiri dhe më pas në cilësinë e menaxherit të kontratës ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe dy operatorëve ekonomik  “NABS SH.P.K” dhe N.T.SH “Arching Ch”

lidhur me zbatimin e tenderit ‘’Ndërtimi i mini parqeve, furnizimi dhe vendosja në hapësira publike të ulëseve, koshave të mbeturinave dhe ndriçim publik’’ në Komunën e Prizrenit, në vlerë prej 289.124.00 euro, ka lëshuar urdhëresa për realizimin e punimeve sipas pozicioneve ku çmimet kanë qenë më të larta, duke tejkaluar edhe porositë për këto pozicione mbi 30% të kontratës, ndërsa në anën tjetër për pozicionet më të ulëta nuk ka kërkuar që këto pozicione të realizohen dhe në këtë mënyrë gjatë realizimit të kontratës i shkakton dëm autoritetit kontraktues – Komunës së Prizrenit në vlerë prej 103,148.34 euro e të cilat fakte janë vërtetuar përmes ekspertizës së ekspertit të prokurimit pubik Behram Abazi, të datës 21.06.2021./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

Tashmë kur jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë Albin Kurti po vazhdon ta shfrytëzojë pozicionin për...

Rahoveci me fitore të madhe ndaj Pejës

Rahoveci 029 shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj GO+ Peja me rezultat 83:71 (23:24, 21:17, 26:16, 13:14), në javën e 11-të të ProCredit Superligës,...

Lajmet e Fundit