17.9 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026

Raketa e prodhimit britanik ‘rrëzon helikopterin rus, në përdorimin e saj të parë në Ukrainë’

Një raketë Starstreak e prodhuar në Britani mendohet se ka rrëzuar një helikopter rus në përdorimin e parë të armës në Ukrainë.

Një pretendim i tillë vjen në kohën kur presidenti i vendit Volodymyr Zelensky thotë se ‘pushtuesit po tërhiqen’ nga Perëndimi, përcjell Telegrafi.

Sistemi Starstreak është një raketë e drejtuar me laser që udhëton me më shumë se tre herë shpejtësinë e zërit për të rrëzuar aeroplanët e armikut që fluturojnë ulët dhe helikopterët sulmues.

#Ukraine: An Mi-28N of the Russian Air Force was shot down by a direct hit from a MANPADS over #Luhansk Oblast today. Reportedly, the crew survived. pic.twitter.com/ogLTpoAL7O

— ?? Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) April 1, 2022

Britania po furnizon trupat ukrainase në përdorimin e raketave anti-ajrore me shpejtësi të lartë, si dhe sigurimin e pajisjeve të tjera ushtarake.

Kryeministri Boris Johnson ka këmbëngulur vazhdimisht se Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë mbështetje të mëtejshme mbrojtëse për Ukrainën, duke përfshirë një paketë të re prej 6,000 raketash të tjera.

Dhe pamjet e publikuara së fundmi thuhet se tregojnë një helikopter rus Mi-28N duke u qëlluar nga qielli në rajonin e Luhansk, duke u ndarë në dysh ndërsa “bishti” i tij goditet nga raketa. /Telegrafi/

Më Shumë

Prokuroria në Prizren e OSBE rrisin koordinimin për luftimin e korrupsionit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Kosovë, përkatësisht Menaxherin e...

Junior 06 eliminohet në gjysmëfinale U16

Ekipi i djemve U16 të Junior 06 Moni Bau është eliminuar në gjysmëfinale të “Play-Off”-it në grupin Perëndim, pas humbjes edhe në ndeshjen e...

Lajmet e Fundit