Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka reaguar pas njoftimit të qeverisë për 100 euro mbështetje, duke thënë se kjo mbështetje ka krijuar një lloj entuziazmi dhe sindikatat kanë menduar se ekzekutivi ka ndryshuar “qëndrimin e gabuar ndaj sindikatave dhe kërkesave të tyre legjitime”.
Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit
Por, sipas kësaj sindikate, pjesa e dytë e deklaratës se kryeministrit Albin Kurti ka treguar se ai bashkë me ministrin Murati këtë veprim e kanë bërë vetëm “pse u është tekur ashtu dhe se mbështetja me 100 euro vlen vetëm për një muaj”.
“SBAShK-u i thotë kryeministër t’u rritë ndera, por kërkesat e SBAShK-ut dhe sindikatave tjera mbesin të parealizuara sepse nuk ka dialog fare e as takime përmbajtjesore me sindikatat për të gjetur zgjidhje të përbashkët e të pranueshme për kërkesat e tyre që me 100 euro mbështetje të vazhdohet për gjithë të punësuarit në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete dhe për shumë institucione të kulturës edhe në tërë sektorin publik deri të nis së implementuari Ligji i pagave”.
“Pas 20 prillit do të fillohet me veprime sindikale në tërë sektorin e arsimit sepse kështu kanë vendosur, jo një individë, por delegatët e Kongresit të SBAShK-ut, që janë përfaqësues dhe zë i gjithë të punësuarve në sektorin e arsimit, që nga çerdhet, arsimi parauniversitar, universitetet dhe në shumë institucione të kulturës”, ka njoftuar SBAShK-u.