7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Tetor, 2025

Përurohet reparti i renovuar i Kirurgjisë në spitalin e Prizrenit

Është përuruar reparti i rinovuar Kirurgjisë në spitalin e Prizrenit.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, tha se spitali i Prizrenit është më i mirë në Kosovë.

“Përurimi i sotëm i repartit të Kirurgjisë është një ngjarje e rëndësishme në zhvillimin dhe avancimin e kirurgjisë jo vetëm në Prizren, por edhe më gjerë, avancimin e ndryshimeve, ngritjen e cilësisë së shërbimeve, si dhe ngritjen e motivimin e personelit të spitalit. Për këtë falënderoj edhe bashkëpunimin e shkëlqyer të Kosovës me Qeverinë e Luksemburut, dhe në veçanti ambasadores Gomesh për përkushtimin e saj për të ndihmuar shëndetësinë e Kosovës në përgjithësi, të Prizrenit në veçanti”, tha Latifi.

Pjesëmarrëse në këtë përurim ishte edhe Natacha Gomesh, ambasadore e Luksemburgut në Kosovë.

“Ne nga vitit 2003 jemi duke përkrahur shëndetësinë në Kosovë, edhe spitalin e Prizrenit, me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe zgjerimin e gamës së shërbimeve shëndetësore, ndërsa spitali i Prizrenit është shembull i ofrimit të këtyre shërbimeve për qytetarët e rajonit të Prizrenit, dhe ne do të vazhdojmë me përkrahjen e Kosovës”, tha ajo.

Drejtori i spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, falënderoi Ministrin e Shëndetësisë për vizitën dhe vlerësimin e punës dhe të arriturave të spitalit.

“Përurimi i sotëm i repartit të rinovuar të kirurgjisë është një hap drejt akreditimit ndërkombëtar për çka falënderojmë edhe Qeverinë e Luksemburgut dhe ambasadoren Gomes së bashku me ekipin e Luxdev për përkrahjen e vazhdueshme në rrugëtimin për akreditim ndërkombëtarë”, tha ai.

Më Shumë

Jurgen Uldedaj kampion bote: E rrah keq Rolly Lambert dhe e fiton titullin IBO

Boksieri Jurgen Uldedaj e ka arritur atë që s’e kishte bërë askush, bëhet kampion bote pasi rrahu Rolly Lambertin për ta fituar titullin IBO...

Propozohet mural për Vedat Muriqin në Prizren

Vedat Muriqi është bindshëm golashënuesi më i mirë i përfaqësueses së Kosovës në futboll dhe për një dekadë prej lojtarëve më të rëndësishëm. Muriqi është...

Lajmet e Fundit