Skandali i futbollistit të njohur në Argjentinë: U akuzua nga ish-gruaja dhe dashnorja

Skandali i Toto Salvio është ndezur në Argjentinë. Sulmuesi i Boca Juniors u akuzua nga ish-bashkëshortja e tij se e kishte goditur qëllimisht me makinë dhe më pas u arratis. Fjalët e ish-gruas mbështeten edhe nga disa video që janë bërë publike.

“A është kjo që godet, gruaja juaj? – shkruan Yasmila Mendeguia në një postim të shpërndarë në Instagram.

– Nëse këta burra nuk do të luanin futboll, do të punonin si roje”.

Modelja, ish-konkurrente e “Big Brother” argjentinas, vendosi të bëjë publike mesazhet e 31- vjeçarit, që ia kishte dërguar kur ishte ende i martuar me Magalí Aravena.

Në “screenshot”-in e bisedës së publikuar në rrjetet sociale, mund të lexoni bisedën private mes Salvios dhe 24-vjeçares, e cila ka një të kaluar edhe si “lepurush i Playboy”.

“Si jeni?”;

“Vërtet nuk keni rivalë”, janë disa nga mesazhet e dërguara nga ish-lojtari i Atletico Madridit, që nuk kanë marrë përgjigje.

Drejtësia e Buenos Aires ka vendosur një sërë masash kufizuese ndaj sulmuesit, si p.sh. ndalimi i afrimit më pak se 300 metra nga ish-gruaja.

Salvio nuk do të jetë në gjendje të kontaktojë me të në asnjë mënyrë, përveç nëse dëshiron të komunikojë me fëmijët e tij.

“Nuk kam ndërmend të komentoj historinë, – i kishte thënë Magalí Aravena programit televiziv të ditëve të fundit “Los ángeles de la mañana”.

– Fëmijët e mi u impresionuan shumë, ndaj edhe unë duhet të reflektoj. Nuk ishte qëllimi im që kjo të bëhej publike, shpresoj ta kuptoni situatën”.

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Lajmet e Fundit