7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Arteta planifikon të paktën katër blerje të mëdha gjatë verës

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka plane për të paktën katër nënshkrime të mëdha në afatin e ardhshëm kalimtar, atë të verës.

Pavarësisht nëse ata Arsenali do të kthehet në Ligën e Kampionëve, Arteta synon të vazhdojë rinovimin e skuadrës.

Sipas raportimeve të mediave, trajneri spanjoll kërkon një tjetër katërshe lojtarësh të rinj kur të përfundojë sezoni.

Mediumi Telegraph raporton se Arteta dëshiron të nënshkruajë me katër lojtarë, duke përfshirë dy sulmues, pasi Alexandre Lacazette dhe Eddie Nketiah do të bëhen lojtar të lirë në fund të sezonit.

Trajneri i Arsenalit ka thënë se do të mbajë bisedime me të dy lojtarët gjatë verës, por tani është një garë me kohën për t’u lidhur me marrëveshje të reja.

Largimet e tyre do të lënë një vrimë të hapur në repartin e sulmit, pasi tashmë kanë lejuar Pierre-Emerick Aubaemyang të largohet nga Emirates gjatë afatit të janarit.

Një mesfushor kreativ shtesë do të jetë në listën e kërkesave, ndërsa një lojtar mbrojtës i krahut të majtë është gjithashtu një prioritet.

Nënshkrimet e lojtarëve vendas si Ben White dhe Aaron Ramsdale verën e kaluar, do të jenë përsëri në krye të listës së tyre, me Artetan që shpreson të ndërtojë një bërthamë të fortë lojtarësh të rinj që do të jenë në gjendje të përmirësohen në klub për vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Më Shumë

Gjashtë aktivistë të PDK-së kalojnë në Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka njoftuar për kalimin e gjashtë aktivistëve nga nëndega e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Arbanas në radhët e...

Prokurori nga Prizreni Petrit Kryeziu thyen rekord, këto janë pikët që ka marrë në test

Prokurori Petrit Kryeziu ka thyer rekord në rezultatin e intervistës për kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren. Ai ka grumbulluar gjithsej 97.6 pikë, ku rezultatet...

Lajmet e Fundit