10.6 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Presidentja Osmani: Serbia e ka bllokuar progresin në dialog dhe marrëveshjen për targat

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë sot se Serbia e ka bllokuar progresin në dialog, sikur që e ka bllokuar edhe Marrëveshjen për targat.

Osmani gjatë konferencës për media pas takimit me presidentin e Letonisë, Egils Levits u shpreh se Serbia edhe më parë kur ka nënshkruar marrëveshje nuk i ka zbatuar ato në terren.

Sipas saj, Republika e Kosovës ka dhënë maksimumin si një palë konstruktive në dialog që të arrihet një marrëveshje ashtu siç ka kërkuar Bashkimi Evropian (BE).

“Jo vetëm marrëveshja për targat, por edhe marrëveshje të tjera të cilat ne si Republikë e Kosovës i kemi shtyrë përpara në përputhje të plotë me parimet dhe standardet më të larta evropiane, për fat të keq janë bllokuar nga ana e Serbisë për një arsye të vetme pasi Serbia nuk po i pranon këto parime evropiane.

Prandaj, Republika e Kosovës ka dhënë maksimumin si një palë konstruktive në dialog që të arrihet një marrëveshje ashtu siç ka kërkuar dhe BE-ja në përputhje me kriteret dhe parimet e BE-së, por ne nuk mund të marrim përgjegjësi për bllokadën që e shkakton pala tjetër. Në ditët në vijim do të ketë akoma përpjekje dhe ajo që ju siguroj se Kosova do të jetë palë konstruktive, ndërkaq se si do të sillet Serbia, është çështje e tyre, por sjellja e deritanishme vetëm se e ka bllokuar progresin në dialog”, tha ndër të tjera presidentja, Vjosa Osmani. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Fytyrat e para të Radio Televizionit të Prishtinës

Radio Prishtina filloi punë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore më 1945 në Prizren, pastaj u transferua në Prishtinë. Pas luftës në Kosovë materiali...

Sot, protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të...

Lajmet e Fundit