Totaj pret në takim kryetarin e Malishevës

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme ka pritur në takim kryetarin e Malishevës, Ekrem Kastratin.

Totaj përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se gjatë takimit u bisedua për mundësitë e bashkëpunimit mes dy komunave dhe gjithashtu edhe për organizimin e 10 qershorit – Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Njoftimi i plotë i Totajt:

Kisha kënaqësinë të mirëprisja për vizitë kryetarin e komunës së Malishevës z.Ekrem Kastrati.

Biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik, në kulturë, në sport e në shumë aspekte të tjera. Poashtu biseduam për organizimin e 10 Qershorit – Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, aktivitet i cili do të bashkoj te gjitha komunat dhe do marrim mbështetje në organizim nga të gjithë.

Kryetari i komunës së Malishevës shprehu gatishmërinë për bashkëpunim në organizimin madhështor që po na pret me 10 Qershor në Prizren.

May be an image of 4 people, people sitting and indoor

Më Shumë

Familja në Korishë në telashe me arushën, iu shfaqet rregullisht në oborrin e shtëpisë

Banorët e fshatit Korishë të komunës së Prizrenit, janë në telashe nga kafshët e egra. Një qytetar i atjeshëm, ka dërguar pamje në redaksinë e...

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Lajmet e Fundit