11.5 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Carlo Ancelotti për Antonio Rudiger: Kush është ky? (VIDEO)

Trajneri i Real Madrid-it, Carlo Ancelotti foli pas ndeshjes me Manchester City-n, ku skuadra e tij humbi 4-3. Gazetarët pyetën italianin për lajmet mbi transferimin e Antonio Rudiger-it në “Santiago Bernabeu”.

Duke refuzuar të jepte më shumë shpjegime rreth transferimit të futbollistit të Chelsea-t në Madrid, tekniku tha për “BeIN Sports” se “Kush është ky?”.

 

Sigurisht që Ancelotti e njeh mirë gjermanin, pasi ishte vetë kërkesa e tij që ai të kalonte te Real Madrid-it. Në një kohë kur këta të fundit hoqën dorë nga transferimi i tij, për t’u rikthyer përsëri pas përballjes me Chelsea-n në çerekfinalen e Champions League.

Duke vijuar më tej, trajneri italian refuzoi diskutimet mbi mbrojtësin.

“Ai është një lojtar i Chelseat, ai është ende një lojtar i Chelseat. Nuk mund të them asgjë për këtë”, theksoi Ancelotti.

Rudiger është në muajit e fundit të kontratës me Chelsea-n dhe ai pritet të kalojë te Real Madrid-i në verë si transferim i lirë. Kontrata e gjermanit do të jetë katërvjeçare dhe me një pagë javore mbi 230 mijë funte, raporton “Daily Mail”.

Manchester United, Barcelona, ??Paris Saint-Germain dhe Juventus ishin gjithashtu të interesuar për Rudiger-in.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Gjendet i vdekur Alush Kastrati nga Rahoveci

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për...

President nga populli, Abrashi: Janë krijuar rrethanat që ta shtyjmë përpara këtë proces

Edhe anëtari tjetër nga LVV, Artan  Abrashi ka thënë se ndonëse si rast është i vjetër, ai i ka kaluar të gjitha procedurat e...

Lajmet e Fundit